Aksident në afërsi të fshatit Mashkullore, në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë.
Dy automjete tip “BMW” dhe “Volswagen” janë aksidentuar me njëra-tjetrën, duke dalë nga rruga.
Shkak sipas hetimeve paraprake dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
© Panorama.al












