Vetëvendosje, marrëveshje me policinë e Kosovës

Jan 12, 2012 | 21:11

Vetëm dy ditë para aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje drejt pikave kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, Lëvizja dhe Policia e Kosovës kanë gjetur një marrëveshje, për të shmangur dhunën.

Policia nuk do të bllokojë aktivistët të shkojnë drejt pikave kufitare, ndërsa “Vetëvendosje” nuk do të bllokojë rrugët me zhavorr ose pengesa tjera, por vetëm me barrikada njerëzish, dhe këta vetëm në njërën anë të rrugës, për të bllokuar hyrjen e kamionëve me mallra serbe.

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë theksuar se aktivistët do të qëndrojnë ditë e natë në këto pika të kalimit kufitar, deri sa të fillojë zbatimi i masave të reciprocitetit.

Policia e Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të lejojë asnjë bllokim i rrugëve si dhe asnjë qasje ne pikëkalimet kufitare sipas tendencës së ‘Vetëvendosjes’.

Me qellim të ruajtjes së rëndit dhe qetësisë publike, Policia e Kosovës do të vlerësojë po ashtu edhe paralajmërimet për ardhje në mënyrë të organizuar të qytetarëve nga fqinjësia, si Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar më 14 janar”, thuhet në komunikatën e policisë.

© Panorama.al

Te lidhura