Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate

Sep 3, 2011 | 17:24

Kryenegociatorja dhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri është gjuajtur me domate nga Lëvizja “Vetëvendosje” në aeroportin e Prishtinës.

Sipas gazetarit të Express-it në aeroportin e Prishtinës, pas konferencës Tahiri nuk ishte nisur në drejtim të Prishtinës për më shumë se 40 minuta.

Më të dalë, zëvendëskryeministrja është sulmuar me domate nga aktivistët e “Lëvizjes Vetëvendosje”, përderisa para se ajo të nisej dikush nga aktivistët kishte care edhe gomën e prapme të saj.

Po ashtu, Tahiri nuk ka qenë e shoqëruar me ndonjë eskortë policore edhe pse e ka mbajtur konferencën në aeroport.

Ndryshe, Tahiri tha për gazetarët se marrëveshjet me Serbinë për Vulat Doganore ishin të vështira por me interes shtetërorë të Republikës së Kosovës.

Sipas saj, marrëveshja për tregti të lirë pritet që të zbatohet deri me 10 shtator ashtu siç janë marrë vesh dje të dyja shtetet.

© Panorama.al

Te lidhura