Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur veprimet e Prishtinës zyrtare në veri të Kosovës, ndërsa i ka bërë thirrje Beogradit që të respektojë marrëveshjen.
Në një reagim të kryeministrit Berisha lidhur me situatën e krijuar sot në veri, thuhet se qeveria shqiptare mbështet vendosjen e ligjit në veri të Kosovës, duke shtuar se, me këto veprime Kosova është duke respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel.
Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje Beogradit që të mos mbështesë strukturat paralele.
Policia e Kosovës dhe doganierët e Kosovës, të mbështetur nga KFOR-i dhe EULEX-i janë vendosur sot në dy pikat kufitare me Serbinë 1 dhe 31, në Bërnjak dhe Jarinje.
© Panorama.al











