Verder Bremen ka mundur të realizojë fitoren e parë pas pesë javësh. Pas një ecurie tepër negative, djemtë e trajnerit Tomas Shaf, kanë mundur të fitojnë në transfertë kundër Fraiburgut. Për vendasit shënoi Sise (49′) ndërsa për miqtë: Vagner (12′), Pizaro (76′) dhe Marin (90′). Me këtë trepikësh, Verderi arrin të dalë nga zona e ftohtë e Bundesligës. Rikthimi i bomberit peruan, Klaudio Pizarro, i ka dhënë frymëmarrje trajnerit Tomas Shaf, i cili ndodhej nën trysninë e shkarkimit nga krerët e tij. Në takimin tjetër, Mainci ka mundur të realizojë një fitore tepër të rëndësishme në transfertë kundër Hamburgut. Edhe pse vendësit kaluan të parët në avantazh, me anë të Jansen (8′), djemtë e trajnerit Tomas Tuhel, kanë përmbysur rezultatin duke fituar 4-2. Golat për Mancin u shënuan nga Shurrle (56′, 82′), Kaçar 61′ (autg) dhe Heller (88′). Për Hamburgun golin e dytë e shënoi Petriç (59′). Me këtë trepikësh, Mainci është ngjitur në vend të katërt me 43 pikë, duke lënë pas me një pikë diferencë Bajernin.











