TIRANE- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka shprehur sot mbështetjen për kandidaturën e Vasil Bollanos në bashkinë e Himarës, për zgjedhjet vendore të 8 Majit. Permes nje konference per mediat, Dule ka theksuar se politika duhet te jete afer qytetarit dhe duhet te vihet ne sherbim te tij dhe nevojave qe ai ka.
“Për momentin që po flasim diskutojmë për vendimet dhe përzgjedhjet e PBDNJ-së, kur të vijë momenti për forcat e tjera, do të shprehim edhe mendimet tona. PBDNJ është në fazën dhe elaburimit të alternativave dhe perzgjedhjes se kandidaturave. Edhe pse u takon strukturave drejtuese në bashkëpunim me partnerët strategjik, mund t’ju them se kandidatura e zotit Bollano është një kandidaturë e dhënë për Bashkinë e Himarës”, tha Dule.
Referuar akuzave qe rendojne mbi Bollanon, Dule sqaroi se dojsa është në gjykatë dhe për to duhet te pritet te mbyllet procesi.
© Panorama.al











