VENDIMI/ Qeveria liron nga detyra prefektin e Korçës dhe Durrësit! Kush jane dy zëvendësuesit e rinj (Emrat)

Jan 21, 2026 | 17:30

Këshilli i Ministrave ka marrë një sërë vendimesh për lirime nga detyra dhe emërime të reja nga niveli zv/ministër dhe prefekt, deri tek ata drejtorë të institucioneve të rëndësishme.

qeveria kryeministria

Mes tyre lirimi nga detyra të prefektëve të Durrësit dhe Korçës dhe emërimi i drejtuesve të rinj.

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të prefektit të qarkut Durrës, Emiljan Jani (foto kryesore) dhe zëvendësimin e tij.

Në vend të Janit është emëruar nga ekzekutivi në mbledhjen e sotme, Adrian Gurra dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë pas kalimit në Fletoren Zyrtare.

Lirimi i prefektit Jani vjen pas përmbytjeve të fundit që pësoi qyteti i Durrësit dhe polemikave që solli situata për shkak të akuzave për mosfunksionimin e hidrovorit, me vlerë investimi 19 mln euro dhe dyshimeve për abuzime.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
  1. Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Mes vendimeve është edhe lirimi nga detyra i prefektit të Korçës, Nertil Jole (foto poshtë).

nertil jole

Qeveria në vendimin e sotëm, karshi lirimit të Joles, ka njoftuar edhe emërimin e zëvendësuesit. Dhe do të jetë një grua në krye të Prefekturës. Ajo është Florinda Zegullaj.

“Njëherësh u miratuan dhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore:

-Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

 – Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës”, thuhet në vendimin zyrtar të Këshillit të Ministrave.

Zegullaj (foto poshtë), aktualisht është punonjëse në Universitetin “Fan Noli” të Korçës.

florinda zegullaj

Ajo zotëron Ph.D.në Administrim Biznesi dhe M. Sc. në Financë & Kontabilitet.

vendimi1 durresi

vendimi2 korca

© Panorama.al

Te lidhura