Vendimi për Ballukun, Blushi: PL dhe Meta e kishin paralajmëruar kapjen e Gjykatës Kushtetuese me pasoja të rënda, sot u materializuan!

Dec 12, 2025 | 16:43

Pak pas Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e saj zyrtar për marrjen në shqyrtim të ankimimit të qeverisë për çështjen “Balluku”, duke rrëzuar vetëm pezullimin e SPAK-GJKKO derisa të marrin vendimin konstitucional pas disa javësh, ka sjellë edhe reagime të forta politike.

balluku gjykata kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se Gjykata Kushtetuese sot materializoi kapjen e saj nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Ai nënvizoi se PL dhe presidenti i saj i burgosur, Ilir Meta, e kishin paralajmëruar këtë kapje që do sillte edhe pasoja të rënda.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë është një tjetër provë në dritë të diellit e kapjes së plotë të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Partia e Lirisë dhe Presidenti Ilir Meta prej kohësh kanë paralajmëruar se kapja e Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin”, shprehet ai mes të tjerash.

Blushi nënvizon se kjo është humbje e madhe për popullin shqiptaë

Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë është një tjetër provë në dritë të diellit e kapjes së plotë të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Partia e Lirisë dhe Presidenti Ilir Meta prej kohësh kanë paralajmëruar se kapja e Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin.

Sot, ato paralajmërime u materializuan me brutalitet, një gjykatë që duhej të ishte barriera e fundit ndaj abuzimit të pushtetit është shndërruar në një instrument zyrtar të mbrojtjes politike, pandëshkueshmërisë dhe garantimit të imunitetit politik për korrupsionin e përbindshëm të Edi Ramës.

Gjykata Kushtetuese nuk po mbron më Kushtetutën, por Narkoshtetin.

Siç e tha qartë edhe McGonigal, “Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për Edi Ramën dhe ndërkombëtarët e korruptuar prej tij, dhe që po konfirmohet çdo ditë se është një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar”.

tedi blushi

© Panorama.al

Te lidhura