Qemal Draçini mbetet një nga figurat më të ndritura të intelektualitetit shqiptar të shekullit XX.
Jeta e tij, e shkurtër por e mbushur me pasion, dije dhe përkushtim ndaj mendimit kritik e krijimtarisë letrare, përfundoi në mënyrën më të dhimbshme, i arrestuar në vitin 1946 dhe i vdekur në qeli më 1947, si pasojë e torturave çnjerëzore të regjimit komunist.
Ai ishte kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë e i prozës dhe mësues shqiptar. Shkëlqeu si nxënës në Gjimnazin e Shkodrës, ku dhe kaplohet nga idetë komuniste që nisën të shpërndaheshin nga Skënder Luarasi kur u vendos si drejtor i konviktit “Malet tona”. Qemal Draçini lindi në Shkodër më 6 mars 1922, në një qytet që historikisht ka qenë vatër e kulturës dhe mendimit shqiptar. Që në rininë e hershme ai u shqua për inteligjencën dhe prirjet e tij akademike.
Në Gjimnazin e Shkodrës ai jo vetëm që ishte nxënës i shkëlqyer, por edhe u përfshi në rrymat ideore të kohës. Ndikimi i figurave si Skënder Luarasi bëri që ai të afrohej me idetë komuniste, të cilat në atë periudhë shiheshin nga shumë të rinj si një shpresë për ndryshim shoqëror. Megjithatë, jeta e tij nuk ndoqi një vijë të qetë. Që në moshën 15–16 vjeçare ai përjetoi burgimin e parë politik, një përvojë që do të linte gjurmë të thella në formimin e tij shpirtëror dhe intelektual. Më pas, gjatë regjimit fashist, u burgos sërish për lidhjet e tij me figura si Qemal Stafa dhe Emin Duraku.
Ai një pjesëmarrës aktiv në rrjedhat politike dhe shoqërore. Studimet universitare në Itali, fillimisht në Padova dhe më pas në Firence, i dhanë atij një horizont të gjerë kulturor. Ai kaloi nga juridiku në letërsi dhe gjuhë italiane, duke u thelluar në botën e ideve dhe estetikës. Në këtë periudhë ai u njoh me kulturën evropiane dhe zhvilloi një stil kritik të mprehtë, që më vonë do të shfaqej në shkrimet e tij për autorë shqiptarë dhe të huaj. Më 1945 punoi si mësues i letërsisë ekonomisë politike dhe drejtësisë në Tiranë n’Institutin “Donika Kastrioti” e Shkodër në Liceun/Gjimnazin, më vonë në Ministinë e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Sterjo Spassen. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1945, Draçini nisi të japë mësim dhe të kontribuojë në hartimin e teksteve shkollore, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Aleksandër Xhuvani, Dhimitër Shuteriqi dhe Sterjo Spasse. Ishte një periudhë ku ai ndodhej në kulmin e krijimtarisë dhe potencialit të tij intelektual. Por pikërisht në këtë moment, realiteti politik i Shqipërisë mori një kthesë të errët.
KRIJIMTARIA
Qemal Draçini nisi krijimtarinë letrare në poezi e prozë, shquhet në fushën e mendimit letrar në fillim të viteve ’40. Së bashku me Muzafer Pipën themeloi në Tiranë të përmuajshmen kulturoro-letrare “Fryma” më 1944, ku është dhe redaktor. Studimet kritike mbi Naim Frashërin, Gjergj Fishtën, Migjenin, Gaspër Palin, Kolë Mirditën e S. Spassen si dhe autorë të huaj dallohen për origjinalitet, erudicion, mprehtësi të gjykimit dhe analizë1]. Një pjesë e veprës së tij u dogj e asgjësua nga diktatura, ndërsa familja e tij mundi të shpëtonte fare pak pjesë të kësaj vepre. Krijimtaria e mbetur në dorëshkrim, së bashku me arkivin e Qemal Draçinit u ruajt për 50 vite në fshehtësi të madhe në sajë të përkushtimit të të vëllait, “Mësuesit të Popullit” Enver Draçini. Libri “Era” i botuar me 1995, përmban një pjesë të krijimtarisë së Qemal Draçinit. Pjesë e arkivit të ruajtur nga familjarët e Qemal Draçinit janë dhe “Ditarët”, shtatë fletore. Fletorja e parë fillon më 14 maj 1939, një ditë pasi ka dalë nga burgu i Mbreshtanit, kurse ditari i fundit, një bllok i vogël shënimesh, fillon më 10 shtator 1945 dhe nuk vazhdon përtej datës 1 maj 1946, trekatër muaj para arrestimit.
ARRESTIMI
Qemal Draçini në moshën 16-vjeçare u dënua me 6 muaj burgim politik, 1938- ’39. Dy vjet më pas u burgos nga regjimi fashist në Mbreshtan se dallohej për shoqërimin me Qemal Stafën dhe Emin Durakun. Kreu vitin e parë të studimeve universitare në Padova për jurisprudencë, por kaloi në vitin e dytë për letërsi dhe gjuhë italiane në Firence ku edhe u laureua (e dhënë nga nipi i tij). Më 1945, punoi si mësues i letërsisë, ekonomisë politike dhe drejtësisë në Tiranë në institutin “Donika Kastrioti” e Shkodër në Gjimnaz, më vonë në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Sterjo Spassen. U arrestua më 1946 mbas lëvizjes së Postribës prej nderimit që gëzonte si një ndër intelektualët e kohës, por edhe pse i kishte braktisur “mëkatet e rinisë”. Pas vendosjes së regjimit komunist, nisi një fushatë e ashpër spastrimesh ndaj intelektualëve, sidomos në qytete si Shkodra. Draçini, i cili dikur kishte përqafuar disa nga idealet e majta, tashmë ndjente frikë dhe pasiguri përballë dhunës dhe represionit që po shtrihej mbi shoqërinë. Ai vetë kishte parashikuar fatin e tij, duke thënë: “Shpejt do ta kena radhën na!”. Arrestimi i tij në vitin 1946, pas lëvizjes së Postribës, ishte pjesë e kësaj vale represioni. Edhe pse kishte hequr dorë nga aktivitetet e mëparshme politike, ai u konsiderua i rrezikshëm për shkak të ndikimit dhe reputacionit të tij si intelektual. Në burg, ai u përball me tortura të rënda që çuan në vdekjen e tij më 10 tetor 1947. Rrethanat e fundit të jetës së tij mbeten të paqarta dhe tragjike, të shoqëruara me rrëfime tronditëse. Historia e Qemal Dracinit do të kishte fund tragjik. Askush nuk di të thotë si ishin orët e tij të fundit në qeli.
Askush nuk e di se ku prehen sot eshtrat e tij! Dosjet e deklasifikuara të operacionit BGFIEND përcjellin se Qemali preu damarët mbasi pa dëshminë e shkruar me gjak të Musine Kokalarit. Pas arrestimit, në vitin 1946, për shkak të mendimeve të tij kritike ndaj regjimit dhe veprimeve që ai kishte ndërmarrë për të mbështetur idetë e lirisë dhe të drejtave të njeriut, vdes ne qeli nga torturat. Ky fakt evidentohet edhe në dokumentet e arkivit së Autoritetit, përkatësisht në Dosjen Gjyqësore nr. 1623/6 ku vetë Sigurimi pranon vdekjen nga torturat të Qemal Dracinit, dhe shumë figurave të tjera të kohës. Pjesa më e madhe e veprës së tij u dogj e u asgjësua nga regjimi, familja e tij mundi të shpëtojë fare pak pjesë të kësaj vepre, e cila u botua më 1995 nga Muzeu Historik i Shkodrës me titullin Era. Më 1992, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen “Martir i Demokracisë”. Më 2008, Këshilli Bashkiak i Shkodrës i dha titullin “Qytetar Nderi”.
/Gazeta Panorama
© Panorama.al












