Vazhdon dominoja e trajnerëve në Serinë A, klubi pretendent mbyll zyrtarisht kontratën

Jun 4, 2026 | 15:13

Lëvizjet e njëpasnjëshme të trajnerëve në Serinë A po vazhdojnë me pjesën më të madhe të skuadrave që kanë ndërruar emrat e personave në pankinë apo po planifikojnë të bëjnë një gjë të tillë. Mes tyre është edhe Napoli.

konte

Sot skuadra nënkampione e Serisë A, ka zyrtarizuar largimin e akorduar prej kohësh me Antonio Konten, i cili pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses italiane.

“Klubi njofton se ka prishur me mirëkuptim dhe para afatit natyral të përfundimit, raportet e punës me trajnerin Antonio Konte dhe bashkëpunëtorët e tij. Trajneri Konte, në drejtimin e të kaltërve për dy sezone, ka çuar Napolin drejt fitores së titullit të katërt më 23 maj 2025, si dhe te fitorja e Superkupës italiane më 22 dhjetor”, shkruhej në njoftimin e Napolit.

Tashmë klubi pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe Masimiliano Alegri me Milanin, në mënyrë që të firmosë menjëherë me teknikun livornez që u shkarkua nga kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura