Varshavë, Boeing 767 bën ulje dramatike

Nov 1, 2011 | 20:31

Një Boeing 767 nga Newark, New Jersey, me 231 pasagjerë në bord bëri ulje emergjente në Varshavë këtë të martë.

Asnjë nga pasagjerët në bord nuk është plagosur, tha Leszek Chorzewski, zëdhënës i kompanisë polake ajrore, LOT.

Presidenti polak, Bronislaw Komorowski falenderoi pilotin, Kapiten. Tadeusz Wrona, dhe stafin e tij për uljen e suksesshme që bënë.

© Panorama.al

Te lidhura