TIRANË- Të gjithë fituesit e fazës së parë për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në universitetet publike, të cilët ende nuk kanë kryer regjistrimin paraprak kishin dje diten e fundit per t’iu drejtuar sekretarive.
Ministria e Arsimit bën me dije se sekretaritë mësimore pranë të gjitha fakulteteve të Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik, do të jenë të hapura deri në orën 18.00, të ditës së sotme. “Fituesit e kësaj faze duhet të paraqitën pranë sekretarive mësimore me dokumentacion e kërkuar në përputhje më Udhëzimin Nr. 25, datë 20.07.2011, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës”- thuhet një njoftimin e MASH.
Sipas tij, kandidatët të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda këtij afati, humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta në programin në të cilën janë shpallur fitues në fazën paraprake si dhe të drejtën për tu zhvendosur në një nga preferencat më të larta për programe studimi të kërkuara me formularin A2.











