Unaza e Madhe e Tiranës, Topi: Rast ekstrem

Mar 23, 2011 | 11:42

TIRANË- Presidenti i vendit e ka cilësuar ekstrem debatin për Unazën e Madhe në Tiranë, projekt për të cilin vazhdon të polemizohet edhe sot. Ai ka vlerësuar rolin e qeverisjes vendore, duke apeluar që ai të jetë shumë afër qytetarit.  “Do të thoni ju pse e gjykoni në këtë mënyrë, se kam parë shfaqje reale ku paradoksalisht përpjekja e përfaqësuesve të interesave të qytetarëve janë bllokuar nga refleksionet politike.Rastin ekstrem e kemi në Tiranë kur ka një projekt të miratuar që në 1989 dhe vjen viti 2011 dhe ende polemizohet për një çështje që ka të bëjë me një element infrastrukturor ku do të kalojnë të gjithë, të majtë e të djathtë”-theksoi Topi, duke shtuar se edhe transferimi i pronave të vendoset në funksion të pushtetit vendor.

Sipas Topit, pushteti vendor është ai pushtet që ne ndjejmë më afër. “Ky pushtet, ndonëse vetë politika qendrore i ka dhënë mundësi të zhvillohet, në mjaft raste edhe nënvleftësohet. Është bërë progres, por besoj se qytetarin ne duhet ta ndihmojmë me politika bashkëpunuese në nivel qendror”, tha Topi.

© Panorama.al

Te lidhura