Ukraina ka goditur dy baza ajrore ruse në Krimenë e pushtuar nga Rusia, duke synuar të paktën shtatë avionë luftarakë dhe depo dronësh, tha të premten Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU).
Bazat ajrore Hvardiyske dhe Saky u sulmuan, ku kjo e fundit u godit për herë të dytë këtë javë, shtoi SBU. Sipas informacioneve, të paktën shtatë avionë u shkatërruan ose u dëmtuan.
Bazat ajrore ushtarake Saky dhe Hvardiiske janë ndër bazat kryesore të aviacionit që përdorin forcat ruse në Krime.
Ato përdoren rregullisht nga avionët e aviacionit taktik që kryejnë sulme me raketa dhe bomba në territorin ukrainas dhe mbështesin forcat ruse që veprojnë në frontin jugor.
© Panorama.al












