UEFA teston Barcelonën për doping

Mar 18, 2011 | 8:50

Kampionët e Spanjës, Barcelona, kanë qenë në vëmendje të të gjitha instancave të UEFA-s. Katër ditë më vonë pas spekulimeve të radios spanjolle, “Cadena Cope”, për doping të lojtarëve të Barcelonës, mjekët e dërguar nga UEFA kanë kapur në befasi gjatë seancave stërvitore futbollistët e kryesuesve të La Ligës për të kryer provat e dopingut. Ky inspektim u bëhet për herë të dytë brenda sezonit, për shkak se u vu në dyshim “makineria” katalanase të cilët nuk ndihen të lodhur, edhe pse kryejnë dhjetëra kilometra gjatë 90 minutave të një ndeshjeje. Ky inspektim është bërë i ditur nga vetë klubi.

© Panorama.al

Te lidhura