U vra gjatë operacionit policor, familjarët e Enea Mekollit kërkojnë që efektivi i ndjerë të mos prehet te Varreza e Dëshmorëve

Jun 4, 2026 | 19:57

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

enea mekolli polici i vrare

Familja e efektivit sipas gazetares Xhensila Kodra, ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve sic e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.

Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur dhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe qe ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje.

Familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njeri tjetrit. Varrimi i Enea Mekollit do te behet në orën 14 të ditës së premte, ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12 në Pogradec.

© Panorama.al

Te lidhura