Makina luksoze e ish-missit Trejsi Sejdini, e cila është konfiskuar, do të përdoret nga policia rrugore.

Mjeti tip “Mercedes-Benz” i modeles iu nënshtruar procedurave të shitjes, por askush nuk ishte i gatshëm ta blente.
Ndaj makina që kap vlerën e 100 mijë euro në treg do t’i shtohet mjeteve qe perdoren nga Policia e Shtetit.
Mjeti luksoz është sekuestruar në shtator të vitit 2019 dhe sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të Trejsi Sejdinit, por perdorej nga kjo e fundit.












