Policia e Sarandës ka vënë në pranga kandidatin për deputet të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Ergys Isufi, pasi është kapur me një dozë lëndë narkotike e llojit kokainë,

Burime bëjnë me dije se në kohën kur u pikas nga efektivët, Ergys Isufi ka tentuar të ikë me vrap, por është kapur nga policia.
Gjithashtu mësohet se policia e Sarandës po ushtron kontroll në banesën e Ergys Isufit.
Kush eshte Ergys Isufi
Sipas nje prezantimi te bere ne faqen e tij te rrjeteve sociale, Facebook, kandidati i “Nismes Shqiperia Behet”, prezantohet si inxhiner elektrik.

Te nderuar intelektuale, nje mirenjohje e thelle vjen per ju ne kuader te gjithe veprimtarise suaj profesionale e asaj personale dhe kryesisht aspirates suaj per te kontribuar duke u bere pjese e politikes shqiptare.Nevoja per figura te reja politike, te cilat mbartin aftesi dhe cilesi individuale persa i takon aspektit profesional, dinjitetit, pasterise por mbi te gjitha dashurise per atdheun tone kombetar eshte uleritese.
Ju te gjithe, se bashku me secilin prej anetareve te grupeve tuaja te themelimit, me mund dhe perpjekjet e pandalur, keni arritur qe te krijoni nje shkendije shprese ne mbare kombin tone shqiptar kudo ndodhen. Qendrimet, komunikimet por edhe aftesite dhe cilesite referuar titujve dhe rezultateve tuaja ne fushat e juridiksionit, sipermarjes e historise, e imponon ne shume shqiptar qe me shume ngersheri ti kete syte dhe krahet e hapur per te mare sadopak ngrohtesi nga shkendija e shpreses per nje Shqiperi dinjitoze, me ne fund me nje demokraci te mirrefiillte, e bazuar plotesisht mbi parimet e pluralizmit politik cilesor.
Duke patur parasysh ndodhitë dha ngjarjet e perjetuara nga kombi yne qe ne koherat kur historia nuk shkruhej dhe deri me sot, eshte e qarte se po jetojme nje moment historik, ku ju te gjithe e keni shansin qe emrat tuaja perjetesisht te gdhenden ne keto faqe historie te diteve te sotme.
Shndërrojeni kete shkendije ne zjarr shprese per shqiptaret, flaka e te cilit te djege njehere e pergjithmone despotizimin aktual qe sundon bazuar ne parimet e kleptokracise dhe obskuarantizmit.
Mos prisni sa te afrohen zgjedhjet per te ardhur prane njeri-tjetrit!
Nese dashuria juaj per atdheun dhe kombin shqiptar eshte prioriteti kryesor, na e tregoni hapur kete duke imponuar gjithe kombin shqiptar te bashkohet.
Si mund t’i kerkoni ju nje kombi, ku historikisht eshte copetuar me metoda dhe mjete nga me te ndryshmet, te bashkohet vetem dhe vetem sepse ju po e kerkoni kete?
Mosbesimi juaj ndaj njeri tjetrit, i shfaqur dhe i nenkuptuar ne publik, mendoni se do te ndikoje drejt bashkimit te nje kombi i copetuar qe ne lindje? A e dini ju, se shume votues te cilet jane tmerrseisht te pakenaqur me qeverisjen e 34 viteve te fundit, e kosniderojne si vote te cuar dem secilen alternative qe ju po ofroni?
Te nderuar, nese aspironi te beheni pjese e politikes shqiptare, kombi shqiptar kerkon qe te marre produktin me te mire te mundshem te potencialit juaj. Ju sot keni akses ne rrjetet tuaja sociale, ne ato grupime njerezish qe pa pushim takoheni dhe vetem ne disa media shqiptare, ku syinim te vetem kane te rrisin shikueshmerine e tyre duke ju ofruar juve nje pjese te reduktuar te kohes se tyre televizive.
A mendoni ju se kaq do te mjaftoje qe produkti juaj te jete ne formen me cilesore te mundshme? Bejeni publikisht, jepini besen tuaj te shqiptarit njeri tjetrit dhe mbajeni te pacenueshem parimin e marreveshjes suaj per te rrezuar despotizimin qe keni perballe, prisni gishtat tuaj dhe pijeni gjakun e njeri-tjetrit perpara gjithe kombit shqiptar dhe behuni nje formacion tmerrues perballe kundershtarit tuaj te frikshem!
Rrezojeni, shkaterrojeni, digjeni kleptokracine ne emer te patriotizmit tuaj dhe me tej, pasi te jeni pjese dominuese e parlamentit shqiptar, pasi te keni matur forcen tuaj politike, vijoni me idete dhe planet tuaja politike duke e bere qe te shkelqeje demokracia e shumepritur ne Shqiperi! Na impnoni bashkimin, ju pergjerohem !
Me respekt,
Ergys Isufi
P.S: Bindjet dhe qendrimet e mia politike i kam shprehur qarte dhe hapur, por ne kete komunikim une zgjedh te identifikohem vetem dhe vetem si shqiptar, i emigruar prej afersisht tre vjet por qe mendja dhe zemra me rreh vetem shqip.











