Njëri prej protestuesve të liruar nga gjykata sot në Tiranë ishte dhe Niko Qarkaj, historia e të cilit ngjalli shumë irritim te protestuesit dhe qytetarët.
Qarkaj dyshohet se pas arrestimit protestën e së enjtes para parlamentit, u dhunua nga policia në komisariat ndërkohë që pësoi edhe kriza epilepsie.
Sakaq, edhe sot ai pësoi krizë epilepsie gjatë seancës gjyqësore ku u lirua për mungesë provash.
Pas daljes nga komisariati ku e prisnin shumë qytetarë ai hipi në kangjellat e derës së jashtme dhe nxori një kokërr vezë nga xhepi duke thënë: Kjo ishte arma ime, teksa vezën e hodhi brenda oborrit të komisariatit nr.3.
© Panorama.al
















