Teksa vijojnë protestat qytetare në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, deputetja e larguar nga radhët e PS, Marjana Koçeku ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në Parlamentin Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku e cilësoi Europën si orientimin më natyror të Shqipërisë dhe një hapësirë ku, sipas saj, kauzat e drejta kanë gjetur gjithmonë mbështetje.
“Kanë qenë ditë plot shpresë. Europa asht nji strehë e sigurtë për vendin tonë, jo vetëm si orientimi ynë ma i natyrshëm që prej rrëzimit të sistemit komunist, por edhe si vendi ku kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë vëmendje dhe mbështetje”, shkruan Koçeku.
Koçeku, e cila u largua nga radhët e Partisë Socialiste dhe vijon mandatin si deputete e pavarur, ka shprehur mbështetje për protestat e zhvilluara muajin e fundit në Tiranë kundër qeverisë Rama.
© Panorama.al












