Turqi, protesta kundër arrestimit të tetë gazetarëve

Mar 5, 2011 | 11:55

Me mijëra turq kanë protestuar dje në Turqi kundër arrestimit të tetë gazetarëve, një rasti që ka shkaktuar shqetësim në perëndim dhe te grupet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e mediave. Anëtarë të sindikatave, të partive politike, grupe joqeveritare, e të tjerë, iu bashkuan qindra gazetarëve në Stamboll dhe në Ankara, duke brohoritur parulla për lirinë e shtypit. Tetë gazetarët janë arrestuar të enjten, së bashku me dy persona të tjerë, për lidhje të dyshuara për një komplot. Autoritetet e Turqisë kanë vazhduar ofensivën edhe kundër faqeve të Internetit, duke shkaktuar shqetësime të mëtejshme për censurë.

© Panorama.al

Te lidhura