Ndërkohë që në Egjipt po protestohet kundër arrestimit të gjashtë gazetarëve në lidhje me akuzat për grusht-shteti kundër qeverisë së Erdogan, autoritetet kanë urdhëruar arrestimin e dy gazetarëve të tjerë turq, në lidhje me po të njëjtat akuza. Agjencia e lajmeve “Anatolia” njoftoi se dy gazetarët e njohur, Nedim Sener dhe Amhet Sik, akuzohen për përfshirje në komplot për rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit, Rexhep Tayip Erdogan. Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Human Rights Watch, ka kritikuar autoritetet turke për arrestimin e gazetarëve, duke i bërë thirrje Ankarasë të tregojë angazhimin e saj për lirinë e shtypit. Shumica e gazetarëve të arrestuar janë kritikë ndaj qeverisë turke.











