TIRANË- Pas shumë debatesh e akuzash të ndërsjellta, Kuvendi ka votuar me votat e maxhorancës ligjin për “Rregullimin e pronësisë në truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”.
Opozita e kundërshtoi hapur projektligjin, duke e cilësuar atë favorizues të pushtetarëve dhe oborrit të kryeministrit, ndërkohë që deputetet e djathtë i quajtën domosdoshmëri rregullimet ne kete ligj, nisur që nga viti 2005.
Akuzat
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të kabinetit qeveritar, duke deklaruar se nga ligji në fjalë përfitojnë një nga një ministrat, dhe familja e kryeministrit.
Sipas tij nga ligji që do të votohet përfiton ish zëvendëskryeministri Ilir Meta, ministri i Financave , ministri i Mjedisit Mediu, ministri i Mbrojtjes Imami, ish ministri i Bujqësisë Lufter Xhuveli, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Fullani si dhe ministri i Brendshëm Basha.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Ferdinand Xhaferaj, jo vetëm duke mohuar akuzat, por duke theksuar se me këtë ligj bëhen të pastër edhe opozitarët dikur në pushtet, që sipas tij në vend që të ndërtonin fshatra turistikë bënë vila private.
“Jo vetëm që nuk përfitoj, por të jesh i bindur se asnjëherë kjo nuk do të ndodhë. Po bëjmë ndryshime për t’i krijuar mundësi subjekteve të interesuara që kanë respektuar qiranë, këtu fillon e mbaron ndryshimi, e këtu ndahen të dyja palët. Ju thatë a përfiton a jo vajza e kryeministrit, apo djali, që e bëtë aksioner me dhjetëra kompani private, e pastaj u tërhoqët me bisht ndër shalë se Shkëlzen Berisha ishte tjetër person”- tha ai, duke shtuar se “Ju mundoheni të sajoni skenarë shpifjesh. Me këtë ligj po ju shplajmë dhe ju”.
Sipas tij, ligjet nuk behen per perfitime te vecanta, por per te miren e gjithe qytetareve e ne kete rast per zhvillimin e turizmit ne vend. “Nuk dua te them ketu, se me kete ligj perfiton kryetari juaj, perfiton Edi Rama”- tha ai, duke i kujtuar opozites se ish ministri i tyre i Turizmit, qe sot nuk dihet nga behet, ka shkruar ne gazeten e partise artikull pikerisht per abuzimet e ketij ligji.
Deputeti i PS-se, Arben Malaj e ka quajtur te pakuptimte nje korrigjim te tille ne ligj, nderkohe qe vete ministria e linjes nuk ka asnje informacion per cfare eshte duke bere.
Bode: Asnjë përfitim
Prere eshte pergjigjur pas akuzave te deputetit Braçe, edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, duke theksuar se do te jape voten e tij per ligjin ne fjale.
“Unë jam Ridvan Bode, nga ky ligj nuk kam përfituar asgjë. Kam vetëm një apartament të hipotekuar nga kryetari i komunës që i përket PS-së. Do ta votoj ligjin sepse nuk kam konflikt interesi”, tha ai.
© Panorama.al











