TIRANË- Draft marreveshja mes partive politike per zgjedhjet e 8 majit do te firmoset diten e premte. Pas diskutimesh ne raundin e dyte te tryezes se partive, mbledhur mesditen e sotme, sekretari i pergjithshem i LSI-se, Luan Rama ka deklaruar se partite do te nenshkruajne te premten.
“U vendos qe te mblidhemi te premten per te nenshkruar draft marreveshjen, e cila duhet theksuar nuk do te cenoje kodin zgjedhor, qe ne kete faze eshte i paprekshem”- ka thene Rama. Sipas tij, ne draft marreveshjen mes partive reflektohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe procesi i ndryshimeve ne ligj apo nderhyrjeve, eshte nje proces qe realizohet ne bashkepunim te plote me asistencen e OSBE/ODIHR-it.
Ndonese pritej qe ne takim te ishin te pranishme vetem partite e maxhorances, pasi opozita kushtezoi firmosjen e draft marreveshjes, me plotesimin e nje sere kushtesh, ajo merr pjese ne kete tryeze. PS u perfaqesua nga deputeti Damian Gjiknuri, qe mesohet se ka paraqitur disa propozime te tjera nga ana e forces politike qe perfaqeson.
Takimi per draft marrëveshjen propozuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, si një garanci për angazhimin e tyre për zgjedhje sipas standardeve u mbajt pa pranine e medias. Dje, PD, LSI, PDIU dhe PR mbështetën që dje draft marrëveshjen dhe ishin gati për nënshkrimin e saj, kurse PS dhe PBDNJ shprehu një sërë kundërshtish.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci deklaroi se ishte gati të formoste, vetëm nëse plotësoheshin kushtet e PS-së, që nga transaprenca post zgjedhore, listat e zgjedhësve, garancia për kartat e identitetit, hartimi i rregullores së KQZ-së dhe revokimi i gjithë vendimit të dhëna nga ajo në mënyrë të njëanshme.
Kerkesat e PS-se, sipas Patozit nuk kane te bejne me draft marreveshjen e propozuar dhe dalin jashte kesaj kornize. Ai i ka cilesuar kushtet, thjesht kerkesa politike, madje qe kerkojne edhe ndryshime ne Kodin Zgjedhor, te cilat jane te papranueshme para zgjedhjeve.
© Panorama.al











