TIRANË- Tryeza e OSBE-së për rritjen e rolit të gruas në qeverisje ka mbledhur bashkë në panel, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreun e PS-së, Edi Rama dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta.
Gjatë fjalës së saj, Topalli vlerësoi progresin e bërë për përfaqësimin e gruas në vendimmarrje, duke pranuar gjithashtu se ende nuk është bërë mjaftueshëm. “Gruaja është krijuese, rregulluesja e punëve dhe marrësja e përgjegjësive në familje. Kur di ta bëjë këtë kaq mirë, si rregullohen punë, si ruhen ekuilibrat, pse ajo nuk mund të rregullojë punët e shtetit, apo të shoqërisë”- tha Topalli, duke shtuar se përfaqësimi është i pandershëm.
“Si nënkryetare e PD ndihem mirë, pasi ka shumë progres, po jo aq sa mendohet. Ne kemi kaluar në Kuvend shumë ligje të rëndësishme, si ai kundër dhunës, diskriminimit etj, por ende ka shumë për të bërë”- tha Topalli.











