Tripoli, sulmohet rezidenca e Gadafit

Mar 21, 2011 | 9:51

TRIPOLI- Sulmohet rezidenca e Muamar Gedafit.  Mediat e huaja duke iu referuar zhvillimeve minute pas minute ne Libi bejne me dije se kompleksi i Bab al Aziziya në Tripoli ka qenë një ndër objektivat e sulmit të koalicionit perëndimor.

Mediat nuk raportojne per vendndodhjen e  Gadafit në kohen qe bunkeri i tij u sulmua. Gazetarët e agjencisë së lajmeve Afp informuan se një godinë administrative e vendosur në këtë kompleks është shkatërruar krejtësisht nga një raketë.  Zyra ishte vendosurgati 500 metra nga tenda ku koloneli zakonisht pret miqtë e tij të rëndësishëm.

Sipas zyrtarëve të qeverisë së Tripolit godina përdorej për funksione administrative.

© Panorama.al

Te lidhura