TIRANE- Opozita kujton ne nje proteste homazh viktimat e tragjedise se Gerdecit, ne 3 vjetorin e shperthimit te fuqishem, ku humben jeten 26 persona mes te cileve gra e femije dhe u gjymtuan 300 te tjere.
Protesta nisi rreth orës 17:15 ku te pranishmit, lideri i PS-se, deputetet dhe kreret e partive aleate vendosen lule në nderim të viktimave.
Ne fjalen e tij, kreu i PS-se, akuzoi qeverine si pergjegjese te asaj qe ndodhi, e jo vetem. Por edhe si pergjegjese qe tragjedia sot e kesaj dite ka mbetur pa fajtore dhe pa te ndeshkuar nga ligji e drejtesia.
“U bënë 3 vjet nga kur 26 persona u vranë. Këto vite që kanë kaluar flasin për padrejtësinë si themel i shtetit që Saliu dhe oborri i kusarëve të tij ka ngritur dhe kërkon ti blindojë për të sunduar pafundësisht shqiptarët. U vranë 26 njerëz të varfër, që shkonin cdo ditë për të bërë një punë të zezë, që nuk figuronin askund ashtu si ajo fabrikë që tronditi Shqipërinë dhe nxorri nga toka vullkanin e një korrupsioni që vazhdon të vrasë shqiptarët”,- tha Rama.
Ai ka kujtuar se ka te tjera vrasje qe mbeten pa autor, e per te cilat qeveria e korrupsionit nuk ka dhene sqarime. Ai ka kujtuar deputetin Fatmir Xhindi, kryetarin e komunes në Kukës Remzi Veseli dhe se fundi 4 te pafajshmit qe u ekzekutuan ne bulerad pse protestuan kunder qeverise.
Sipas Rames, e vetmja menyre per t’i shpetuar regjimit te quajtur prej ti “regjimi i kusarise” eshte vazhdimi i betejes opozitare per te larguar qeverine e korrupsionit qe vret per te mbajtur pushtetin.
Para Rames, nga krateri i vdekjes folen te tjere deputete dhe krere te partive opozitare.
Viktimat e tragjedisë së Gërdecit
Qemal Deliu, 47 vjeç
Kore Deliu, 45 vjeç
Liljana Deliu, 25 vjeç
Jetmir Deliu, 24 vjeç
Flavio Deliu, 3 vjeç
Hysen Cani, 51 vjeç
Muhamet Hoxha, 57 vjeç
Besim Çanga, 51 vjeç
Roland Alla, 21 vjeç
Reshit Kruja,47 vjeç
Mehmet Hazizi, 62 vjeç
Bukurie Cani, 46 vjeç
Arben Hasa, 31 vjeç
Zilie Kaca, 29 vjeç
Endri Dvorani, 36 vjeç
Shefki Cani, 36 vjeç
Zelije Leti, 20 vjeç
Ilirjan Malci, 45 vjeç
Shqipe Hasa, 25 vjeç
Azem Hamolli, 44 vjeç
Nafije Laçi, 35 vjeç
Zylfije Ahmeti, 34 vjeç
Erison Durda, 10 vjeç
Rajmonda Durda, 34 vjeç
Jetmir Ballazhi, 20 vjeç
Resmie Kranja, 19 vjeçe











