Tre romanistë drejt Milanit

Mar 21, 2011 | 10:12

Sezonin që vjen mund të jenë më shumë se një, futbollistët e Romës që largohen nga kryeqyteti në drejtim të Milanit. Faktikisht interesimi i drejtuesve të Milanit për francezin Filip Mekses tashmë është një gjë që e dinë të gjithë. Por gjatë ditëve të fundit, drejtuesve të Milanit u ka shkrepur në mendje të blejnë edhe Mirko Vuçiniç dhe Xhon Arne Rise. Gjithsesi, më hollësisht mbi këta emra do flitet gjatë javëve në vazhdim, kur grupi amerikan të këtë blerë përfundimisht aksionet e klubit të Romës. Pavarësisht kësaj, nëse Mekses, Rise dhe Vuçiniç ikin, kjo do ishte një goditje e rëndë për tifozërinë verdhekuqe.

© Panorama.al

Te lidhura