Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Irlandës, Xhovani Trapatoni, nuk nguron të japë parashikimin e tij për derbin e së shtunës ndërmjet Milanit dhe Interit: “Pavarësisht se Milanit i mungon Ibra, falë lojtarëve si Boateng, Pato e Robinjo besoj se do ta fitojnë këtë takim. Kurrë një lojtar i vetëm nuk mund të bëjë diferencën, ndaj Milani nuk e nis si i humbur ndeshjen. Por nga ana tjetër, nëse Interi i Leonardos triumfon në derbi, kuqezinjtë ta harrojnë titullin”.











