Armando Broja u aktivizua titullar dje për Bërnlin, që luajti miqësoren e radhës në Amerikë. Sfida me Kolumbus u mbyll në barazim 1 me 1, ndërsa ishte edhe debutimi i trajnerit Niki Hajern te Bërnli.

“Burnley Express” që kujdeset për notat, por edhe një koment pas ndeshjeve, tregoi vlerësimet e tij edhe për miqësoren e djeshme.
Armando Broja – 6
“Përveç një kthese të zgjuar pranë mesfushës, nuk më kujtohet ta ketë prekur shumë topin. Ose më saktë, thuajse fare”, shkruan portali pranë Bërnlit.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











