FOTO/ Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u vra në derën e shtëpisë në Vorë! Dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë

Jul 13, 2026 | 12:42

Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua një ditë më parë në mesnatë pranë shtëpisë së tij në Bërxullë të Vorës. Ai merrej me shitblerje pronash, dhe pista kryesore e hetimit të policisë lidhet me çështje pronësie.

edmond sula1

Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë.

Sipas burimeve të gazetares Xhensila Kodra, autori e ka pritur 50-vjeçarin deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij, në Bërxullë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit. Më pas, dyshohet se ai është marrë me automjet nga persona të tjerë që e kanë ndihmuar të largohet.

Sipas informacioneve, Edmond Sula ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në të kaluarën ishte proceduar për vepra të ndryshme penale, si rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera.

edmond sula

© Panorama.al

Te lidhura