Gjendet në ujërat e lumit Mat trupi i 33-vjeçait Erkin Lika, i cili humbi jetën teksa po bënte ngjitje me litar në urën e Vashës në Klos.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, kur 33-vjeçari dyshohet se ra në një gropë thithëse në lumin Mat.
Trupi i të riut u nxor nga polumbarët.
Lika ishte pjesë e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë dhe një nga themeluesit e organizatës speleologjike, Shoqata Speleologjike Shqiptare.
© Panorama.al












