Totenham eliminon Milanin, Shalke fiton me Valencian

Mar 10, 2011 | 11:10

Totenham Hotspur eliminon Milanin e Masimiliano Alegrit. Ndeshja e kthimit në Angli përfundoi në barazim të bardhë pa gola duke bërë të mundur kështu që djemtë e Herri Redknap të kalojnë për herë të parë në historinë e tyre, mes tetë skuadrave më të mira të Evropës. Është hera e tretë në tri vitet e fundit që Milani eliminohet nga një skuadër angleze. Në fillim ishte Arsenali, më pas Mançester Junajtid dhe dje Totenham. Duhet thënë se kuqezinjtë dominuan thuajse krejt ndeshjen, por pa arritur që të gjejnë rrugën e rrejtës. Rasti më i mirë për italianët ishte në këmbët e Robinjos, i cili më mënyrë të pashpjegueshme, thjesht e preku topin, pa mundur ta gjuajë si duhet dhe sfera u ndal mbi vijën fatale nga ana e mbrojtësit francez, Uiliam Gallas. Në ndeshjen tjetër po të mbrëmjes së djeshme, Shalke e Raul Gonzales Blanko arriti të fitojë ndaj Valencias duke kaluar për më tej. Rual nuk mundi të shënojë në këtë takim, por gjithsesi ndihmoi ekipin e tij, sidomos në golin e dytë, në fitoren, pikërisht ndaj patriotëve të tij spanjollë. Kështu në pritje të katër ndeshjeve të tjera, javën tjetër, në çerekfinale shkojnë Totenham, Shalke, Barcelona dhe Shakhtar Donekst.

Rezultatet

Mbrëmë
Shalke-Valencia    3-1
Farfan 40′, 90’ Gavranoviç 52’/ R.Kosta 17′
Totenham-Milan    0-0
Të martën
Barcelona-Arsenal    3-1
Shakhtar-AS Roma    3-0

© Panorama.al

Te lidhura