Në shtëpinë e “Big Brother” hyri për të luajtur dhe për të fituar. Por qëndroi vetëm 22 ditë. 37-vjeçari nga Durrësi, por që jeton në Venecia pas daljes nga “BB4” flet për herë të parë për një histori të saponisur me Jonelën e BB 4, një njohje që fillesat i ka nga bashkëjetesa vetëm disaditore në shtëpinë e famshme:
Toros ke 22 ditë eksperincë në shtëpinë e BB. Cilën nga vajzat në lojë e pe me syrin që mund të krijoje një lidhje?
Qëndrimi im në shtëpinë e BB4 ishte aq ditë sa e kishte caktuar fati, por prapë e rëndësishme është boshllëku që Torosi la brenda shtëpisë. Doja të citoja shprehjen; “një burrë mund t’i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë rang s’mund t’ia shtojë dinjitetin një burri”. Nuk kam parë asnjë vajzë për lidhje, por kam shkuar mirë me Ermelën, Mirjetën dhe Elisën.
Por tashmë jashtë shtëpisë ju kemi parë të shoqëroheni në veçanti me Jonelën. Po ndodh diçka mes juve të dy?
Po kemi një afrimitet special. Por pëlqimin tim, asaj ia kisha deklaruar sapo hyri në shtëpinë më të famshme për shqiptarët, duke i shprehur dëshirën time për ta njohur. Pikërisht atë histori romantike që nuk e realizova brenda “BB4” jam duke e realizuar jashtë shtëpisë.
Dhe si po vazhdon kjo njohje jashtë shtëpisë, bëhet fjalë për fillimin e një historie dashurie?
Po, sepse komunikimi im jashtë me Jonelën është shumë i afërt. Kemi dalë shpesh herë nëpër kafe, dreka e klube dhe dëgjohemi shpesh herë në telefon. Për momentin Jonela ndodhet me pushime në Venecia, qytetin ku unë dhe familja jetojmë. Le t’ia lëmë kohës.
Pse Jonela zgjodhi pikërisht Venecian për t’u relaksuar pas lojës në BB. Ka lidhje me ty kjo zgjedhje?
Jonela shkoi në Venezia për pushime, pastaj dhe për të zbuluar ku jeton Torosi. Jonela kthehet këtë javë dhe mund të na e thotë ajo psenë.
Jonela është vetëm 21 vjeç, si mendon çfarë ju bashkon në tip dhe a mund të vazhdojë si lidhje?
Them se na bashkojnë shumë gjëra në këtë miqësi me Jonelën. Më pëlqen si femër, më pëlqen shumë kur rrimë bashkë dhe është gocë e lezetshme. Është tip, më bën të qesh gjithmonë dhe kur nxehet ka ca batuta të këndshme. Do më pëlqente të vazhdoja dhe ta njihja më shumë.
Tashmë do të vazhdosh të bësh aventura apo ke synim të krijosh familje?
Jo, tani jam drejt rrugës së krijimit të familjes. Asgjë më shumë por një vajzë shqiptare për familjen dhe një beb shumë shpejt.
Planet që ke këtu në Tiranë pasi ke dalë nga BB4?
Planet në Tiranë janë shumë të bukura, po që do t’i mësoni shumë shpejt, duke u angazhuar kudo. Besoj nuk do të largohem më nga Tirana.
Toros: Fantazia ime për të kënaqur femrat nuk njeh kufi
Pas daljes nga BB, ka femra që të kërkojnë takim?
E di çfarë doja të kisha në këtë moment, një kartë krediti Facebook, që t’u bëja qejfin të gjitha atyre vajzave që kanë dëshirë të takohemi.
Je tipi që bën çmenduri për femrat, na përmend ndonjë të tillë?
Do ju tregoja diçka që më ka ndodhur. Një ditë po komunikoja në chat me një ish-të dashurën time në Nju Jork dhe papritmas ajo më thotë çfarë çmendurie bën për mua. S’po dija se si ta godisja ose ta luaja mendsh dhe i them: “Dil nesër në Kenedi Airport dhe atje do të jem. Nuk e besoi, por atë që i premtova e bëra, kur më pa u shokua dhe unë nuk i harroj dridhjet e saj. Një javë në hotel “Hilton”, limuzinë, helikopterë, dashuri në limuzinë, shumë gjëra të bukura që i mbaj gjithmonë me vete, sepse s’ka përjetime më të bukura se kur i ndan me një femër.
Nëse 24 orë do t’i kaloje me një femër, cili mund të ishte itenerari?
Sa bukur do të ishte sikur të zgjohesha në mëngjes, kafen ta pija në Tiranë, drekën në Prishtinë, ëmbëlsirën në Ohër, darkën në Athinë dhe mëngjesi vazhdon në Nju Jork. Drekimet do vazhdojnë në oshëtimat e Niagarës, diellin e Floridës, duke luajtur në Disneyland me të gjitha femrat që më rrethojnë. Kam lindur për qejf.











