Topi, në Maqedoni. Takim me krerët e rajonit

Mar 10, 2011 | 9:27

Presidenti i vendit, Bamir Topi gjatë vizitës së tij, në Maqedoni ka takuar krerët e rajonit. Ai është takuar me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me Kryeministrin Nikola Gruevski, me homologun malazez, Filip Vujanoviç, me Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, si dhe me mjaft personalitete të tjera pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

“Në takimin e përbashkët mes tre presidentëve të vendeve fqinje, u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve politike si dhe u theksua rëndësia e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit rajonal në të gjitha fushat me synim përmbushjen e aspiratave të përbashkëta të popujve tanë për integrim në gjirin e familjes së madhe evropiane dhe në strukturat euro-atlantike”- njofton zyra per shtyp e Presidentit.

Presidenti Topi zhvilloi një takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Filip T. Riker me te cilin kane biseduar per situaten ne Shqipëri, zgjedhjet e 8 majit 2011, pavarësine e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe stabilitetin në rajon.

Gjithashtu, Presidenti Topi zhvilloi një takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, zotin Filip T. Riker. Temë e bisedimeve ishte situata në Shqipëri, zgjedhjet e 8 majit 2011, pavarësia e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe stabiliteti në rajon. Kreu i shtetit shqiptar dhe Ambasadori amerikan përshëndetën nisjen e bisedimeve Kosovë – Serbi, si një hap në drejtimin e duhur, si dhe nënvizuan se pavarësia e Kosovës është një realitet i paprekshëm e i pandryshueshëm.

Topi mori pjesë sot paradite në përurimin e “Qendrës Përkujtimore të Holokaustit” për hebrenjtë nga Maqedonia, që është ndërtuar në lagjen e vjetër të hebrenjve në Shkup në bashkëpunim me “Fondacionin e Holokaustit” maqedonas.

© Panorama.al

Te lidhura