TIRANE- Progres, por ende shume probleme ka konstatuar kreu i Shtetit, Bamir Topi sa per grate ne kete 8 Mars. Në një takim të zhvilluar në selinë e presidencës me përfaqësueset e projektit “Gratë në vendimmarrje”, Topi ka deklaruar se pjesëmarrja e gruas në institucionet shtetërore ka dhënë efektet e saj pozitive. Megjithe progresin e bere, sipas Topit ka ende shume pune perpara.
“Sot është dita për të kujtuar një nënë, që brenda një nate humbi jetën e 4 fëmijëve të saj, të kujtojmë një juriste të nderuar që u vra barbarisht. Të bëjmë që këto drama t’i shikojmë sa më rrallë të jetë e mundur. Dhuna ndaj grave duhet trajtuar nga institucionet si një problem ndaj të cilit duhen aplikuar ligje të forta”, tha Topi, ne fjalen e tij.
Sipas Topit, politika dhe gjithe shoqeria duhet te jete me bashkepunuese me grate dhe me mbeshtetese ndaj tyre.











