VIDEO/ Tollona nafte, paund e dollarë brenda makinës, eksponentë të PD-së bllokuan makinën e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe biznesmenit! Detajet, ç’ndodhi mbrëmë në Maqellarë

May 10, 2025 | 10:02

Eksponentë të Partisë Demokratike kanë ndaluar në Maqellarë dy automjete me dyshimin për blerje vote.

MixCollage-10-May-2025-10-02-AM-859

Gazetarja Klodiana Lala raporton se brenda një prej makinave ndodhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe dy persona të tjera.

Ndërsa në automjetin e dytë udhëtonte biznesmeni Fiqiri Pali, brenda mjetit të të cilit u gjetën 450 dollarë, 1 mijë paund dhe tollona nafte.

Fiqiri Pali, pronari i Sireta 2F, raportohet se ka marrë tendera nga Bashkite Peshkopi dhe Mat.

Automjeti lukoz tip Mercedes-Maybach i ndaluar nga eksponentë të PD-së mësohet se është i biznesmenit.

© Panorama.al

Te lidhura