Tjetër idiotësi e Balotelit, godet fëmijët

Mar 28, 2011 | 11:18

Mario Baloteli bën idiotësinë e radhës. Pas kartonit të kuq të marrë në Ligën e Evropës kundër Dinamos së Kievit, për një faull të rëndë në dëm të Popovit dhe sherrit të pak ditëve më parë të shkaktuar në një restorant të Mançesterit, me prostitën/// e famshme të Runit, dje ka ardhur bëma tjetër e sulmuesit italian. 20-vjeçari ka qenë duke ndjekur stërvitjen e të rinjve të Mançester Sitit nga një prej dritareve të qendrës stërvitore, por ndërkohë, i kanë rënë në dorë disa shigjeta të vogla dhe me to ka filluar të godasë futbollistët e vegjël në fushë. Kjo gjë ka shkaktuar ndërprerjen e seancës, ndërsa drejtuesit e Sitit kanë thirrur në apel, por ai është shfajësuar sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

© Panorama.al

Te lidhura