Tiranë, NATO diskuton mburojën antiraketë

Mar 18, 2011 | 9:26

Përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s diskutuan në Tiranë të ardhmen e Strategjisë Ushtarake dhe Politikave të Aleancës, kryesisht në luftën kundër lëndëve bërthamore dhe përparimin e deritanishëm të luftës në Afganistan. Takimi vjen fill pas atij të Lisbonës. Në hapjen e tij, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami, vlerësoi rëndësinë e këtij takimi dhe e cilësoi atë si më të rëndësishmin e këtij viti për politikën bërthamore për 2011-n. “Unë jam i kënaqur që ju mirëpresim në Tiranë për këtë takim të Politikave Bërthamore të NATO-s për vitin 2011. Simpoziumi i politikës bërthamore të NATO-s, i cili u mbajt pak kohë më parë në Lisbonë, është një ndër mbledhjet më të rëndësishme të nivelit të lartë në historinë e organizatës së NATO-s”, deklaroi ministri Imami.

© Panorama.al

Te lidhura