TIRANE- Dite te madhe e ka quajtur Kryeministri Sali Berisha 22 marsin, duke shprehur kenaqesi qe pikerisht ne kete dite prezanton zyrtarisht kandidatin e PD-se per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha. “Më 22 mars hodhëm themelet e demokracisë shqiptare. 22 marsi i vitit 1992 është ditra që ndau historinë, dita e gëzimit të madh, dita e festës së madhe”,- tha Berisha, ne fjalen e tij ne ceremonine e mbajtur sot ne Pallatin e Kongreseve.
Berisha ka shprehur mirenjohje per kedo qe kontribuoi ne ate dite, dite qe mposhti diktaturen dhe e coi Shqiperine ne rrugën e lëvizjes së lirë. “Lamë Shqipërinë e diktaturës për Shqiperinë europiane, lame Shqipërinë e shtypjeve për Shqipërinë e të drejtave të njeriut: 22 marsi në memorien kombëtare si pranvera më e bukur e historisë sonë, por mbi të gjitha është fitorja e dinjitetit njerëzor të shqiptarëve”,- tha ai.











