Thaçi: Kosova e Serbia, njohje reciproke

Mar 14, 2011 | 11:56

Sipas kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, “Bisedimet Kosovë-Serbi do të mbyllen me njohjen reciproke dhe me integrimin e të dyja shteteve në NATO dhe BE”. Pak para nisjes në Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, Thaçi hodhi poshtë idetë që në dialogun Kosovë-Serbi të flitet për ndonjë status special për veriun. “Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, është i njohur nga ndërkombëtarët. Për rregullimin tonë të brendshëm vendosim ne, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona”, theksoi Thaçi. Kryeministri i Kosovës shprehu besimin se në takimet që do ketë me liderë të ndryshëm botërorë në samitin në Turqi, do të shtohen gjasat për njohje të reja të pavarësisë.

© Panorama.al

Te lidhura