“Republika e Kosovës, si një shtet i ri evropian, me banorët e saj të njohur si europianët më të rinj, është e gatshme të luajë rolin e saj, si një vend që di të marrë përsipër përgjegjësitë që dalin nga kjo botë, që është gjithmonë në lëvizje”, u shpreh dje Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve që u mbajt në Stamboll të Turqisë. Thaçi e ka shfrytëzuar këtë ngjarje edhe për të lobuar për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Ai është takuar me nënpresidentin e Irakut, Tarik al-Hashim, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah, me të cilët ka biseduar për mundësinë e njohjes nga këto dy vende dhe ndërtimin e marrëdhënieve mes tyre.











