Tërmeti, NASA: Spostimi i boshtit të Tokës, shkurtohet dita

Mar 12, 2011 | 13:17

Ditë me e shkurter si pasoje e spostimit te boshtit te Tokes me 10 centimeter. Lajmin e ka bere  te ditur agjencia amerikane për Gjithësinë NASA, duke e lidhur kete me termetit e fuqishem te nje dite me pare ne Japoni. Sipas gjeofizikantit, Richard Gros  vazhdimi i ditës eshte shkurtuar me 1,6 mikrosekonda.

“Tërmeti me fuqi 8,9 ballë të shkallës Rihter, e ka shpejtuar rrotullimin e Tokës për 1,6 mikrosekonda. Ky ndryshim i shpejtësisë së rotacionit të Tokës është diçka më e madhe se sa ajo e vitit të kaluar, e shkaktuar nga tërmeti që kishte ndodhur në Kili”- thote ai.

Nderkaq, studimet tregojne se ndryshimin më të madhe të shpejtësisë së rrotullimit të Tokës e ka shkaktuar tërmeti që ka ndodhur në Sumatra në vitin 2004, i cili e kishte shkurtuar ditën për 6,9 mikrosekonda.

 

© Panorama.al

Te lidhura