Kanë lënë nam, por e kanë hallall. Fundja një ditë në vit është zyrtarisht tyrja. Kështu ditën e 8 Marsit vajzat dhe gratë e kryeqytetit nuk kanë pranuar të kënaqen me një picë në lokal me shoqe apo me një tufë lule, por kanë pasur në mendje të tjera plane shumë pikante. Në darkë pubet janë pushtuar nga femrat dhe për to kanë dhënë spektakël ata që janë të plotfuqishëm 364 ditët e tjera të vitit, meshkujt. Tek pub “Mumja” dy balerina shumë seksi janë zhveshur nudo për femrat, ndërkohë që mbuloheshin nga ndonjë copë e hollë tek pjesët intime. Femrat në ekstazë i kanë fotografuar balerinët përgjatë gjithë kohës.











