Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se mbyllja e Tik Tok është një tentative për të vendosur censurë.
I pranishëm në protestën e të rinjve të Partisë Demokratike, Bardhi deklaroi se Rama po përdor gjithçka për të penguar shprehjen e lirë të qytetarëve.
Bardhi: Është një protestë e thirrur nga të rinjtë dhe ka mbështetjen e plotë të partisë dhe të kryetarit. Akti i mbylljes nuk ka të bëjë me motivet e shpallura nga qeveria, por ka të bëjë me një tentativë për të vendosur censurë, ndaj është e dënueshme dhe ndaj këtij akti duhet të protestohet. Ne jemi në mbështetje të cdo të riu që lirinë e fjalës e ka marrë dhe e ka prezumuar si një gjë që nuk cënohet dhe ne e kemi lënë pas 34 vite më parë.
I pyetur nëse mbyllja e tik tok dëmton partitë politike për zgjedhje, Bardhi tha: Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve për të penguar emigrantet që të vinin në votim. Edhe këtë herë ai kërkon të bëjë gjithçka për të mbyllur çdo hapësirë lirie ku opozita të ketë mundësi të shprehet dhe qytetarët të shprehen.
© Panorama.al











