Tension në stadiumin “Fadil Vokrri”, Policia arreston disa tifozë turq para finales për Botërorin

Mar 31, 2026 | 20:08

Ndeshja Kosovë-Turqi është finalja e vlefshme për fazën “play off” të Botërorit. Ky takim do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis prej orës 20:45.

Screenshot 2026-03-31 195858

Tensioni nuk mungon në stadiumin “Fadil Vokrri”. “GazetaDemos” raporton se disa tifozë turq janë arrestuar nga Policia, për shkak të trazirave të shkaktuara.

Kosova ëndërron të luajë në Botërorin e parë të saj. Ndërkohë Turqia kërkon të rikthehet në këtë kompeticion pas 24 vitesh mungesë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura