Një tjetër protestë është paralajmëruar të zhvillohet këtë të hënë përpara godinës së Parlamentit.
Në pritje të tubimit, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie, duke rrethuar perimetrin përreth Parlamentit dhe duke angazhuar forca të shumta për mbarëvajtjen e rendit publik.
Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur autobotë me ujë, barriera metalike dhe një gardh policor, ndërsa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në rreshtin e parë policorë ndodhen forcat “Shqiponja” dhe FNSH.
Masat vijnë pas incidenteve të regjistruara në seancën e kaluar parlamentare, kur protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetë dhe ministrave teksa hynin dhe dilnin nga ambientet e Kuvendit.
© Panorama.al














