Të varfër e pa para, çifti anglez martohet … pa rroba

Mar 17, 2011 | 14:50

ANGLI- Një ceremoni e cuditshme dasme është regjistruar së fundmi në  Birmingham në Angli.  Ndoshta, nga më të cuditshme, që brenda kishte edhe protestën.  Cifti, Kelly e Lee kanë bërë një dasmë të vecantë, sepse janë celebruar pa rroba.

Kalendari i fotove të dasmës së tyre do të qarkullojë nëpër botë, përmes web-eve të ndryshme si një nga më bizarrët. Pas kësaj, ka edhe një shpjegim, ndonëse si vetë ceremonia, krejt të cuditshëm.

Ata nuk kanë pasur para për dasmën dhe shpenzimet për të i mori përsipër një radio lokale, pjesë e konkursit të të cilës ata u bënë para ceremonisë. Mes shpenzimeve, përfshihej edhe albumi i fotove.

© Panorama.al

Te lidhura