Të tetat në pesë vjet, Bullgaria mban më 19 prill zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Feb 18, 2026 | 14:33

Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 19 prill, njoftoi presidentja Iliana Yotova.

bulgaria

Yotova javën e kaluar i ngarkoi zëvendësguvernatorit të Bankës Kombëtare të Bullgarisë, Andrey Gyurov, formimin e një qeverie teknike dhe përgatitjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të jenë të tetat brenda vetëm pesë vitesh në vend.

Qeveria e mëparshme dha dorëheqjen më 11 dhjetor, pas javësh protestash në rrugë kundër politikave të saj ekonomike dhe dështimit të saj, siç u konsiderua, për të luftuar korrupsionin.

“Do të nënshkruaj dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve më 19 prill”, deklaroi Yotova sot në një konferencë për shtyp, pasi u takua me Gyurov, i cili prezantoi përbërjen e qeverisë së tij teknike.

Bullgaria, e cila iu bashkua eurozonës më 1 janar, është përballur me një periudhë të zgjatur paqëndrueshmërie politike, pasi partitë nuk kanë arritur të formojnë një koalicion të qëndrueshëm qeverisës në një parlament të fragmentuar.

© Panorama.al

Te lidhura