Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi

Sep 18, 2011 | 14:19

Është një shpresë e vakët, me ç ’duket edhe nga qielli, që nesër të bjerë shi. Ankesat e njerëzve që dëgjohen e shkruhen gjithandej, tregojnë se shiu qenka shumë i dëshiruar. Dhe nuk kanë faj…nuk kemi faj. Nuk mbahet mend  kur ka rënë shi për herë të fundit. Mungesa e tij, bashkë me të dielat apo të shtunat me diell rëndojnë edhe mbi portofolin. E si mund të shtyhet dreka e së dielës në shtëpi, kur imagjinata të zhyt në det, sa për t’u lodhur, që më pas ta hash gjithë shije ushqimet e detit. Kështu pra, shiu do të na nderonte në të gjitha aspektet. Pastaj, boll u lodhëm. Sikur të merr malli ndonjëherë të dëgjosh zhurmën e presionit që bëjnë groshët e sapoziera. Po bëhen katër muaj pa e ndërruar shijen. Me këtë shpresë e me sytë nga qielli, sot po ju propozojmë ushqime të forta, dimërore edhe pse ende nuk ka ardhur koha e tyre. Ka variante të tjera (sinoptikanët nuk janë më të besuarit) që thonë se pas shirave të kësaj jave që do të hyjë, temperaturat do ngrihen sërish. Siç kanë qenë nuk do të bëhen, kështu që blijini specat e parë për t’i bërë turshi. Kur t’i keni gati, hidhni edhe groshët, do ta shihni që ju patën munguar.

Speca të marinuar me qumësht dhe kajmak
Përbërësit:

Recetë nga Brunhilda Çela

-5-6 speca  të verdhë ose për mbushje, por me tul të trashë.
-1 gotë e gjysmë qumësht
-1 lugë gjelle kripë, por jo plot.
-specave, gjithashtu u vë brenda pak kripë, një lugë kafeje për 5
specat
-kajmak 100-150gr
-gjizë të njomë 300gr për mbushjen
-gjizë të njomë ose philadelphia që ja vëmë te qumështi.
-një lugë çaji kripë që ja vë gjizës për mbushjen.
-sipas dëshirës, nja dy speca djegës.

Përgatitja:
Qërojmë specat dhe u vëmë pak kripë brenda.
Ziejmë qumështin dhe i hedhim kripën. Shtojmë specat te qumështi i valuar dhe i ziejmë rreth 7 minuta, duke i kthyer herë pas here. I nxjerrim pastaj specat dhe i lëmë të ftohen. Qumështin ku kemi zier specat, e kullojmë me një sitë. Përziejmë gjizën me kajmakun dhe kripën. Mbushim specat në gjendje të vakët ose të ftohtë. I vëmë në një vazo qelqi ose në një kuti plastike. Qumështin e vakët e përziejmë me gjizën e njomë, pa kripë ose me filadelfia. Shtojmë edhe specat djegës (kush i do) dhe i hedhim lëngun sipër specave. E fusim në frigorifer. Pas dy-tre ditësh, është gati për t’u ngrënë.

Diabeti dhe karbohidratet
Sasia dhe cilësia e karbohidrateve e konsumuar në çdo vakt, është një nga aspektet më të rëndësishme të dietës së diabetikëve.
Shuma totale e karbohidrateve për të konsumuar gjatë ditës duhet të jetë rreth 50-55% të kalorive të përditshme. Të favorizuara do të jenë ato që lidhen me një indeks të ulët glicemik të fibrave (në këtë rast, pjesa e karbohidrateve në dietë mund të rritet në 60% të kalorive totale).
Sheqeri i zakonshëm i kuzhinës nuk duhet të kalojë 5% të kalorive totale (deri në 15-20 gramë). Kjo sasi mund të tejkalohet vetëm nëse hani ëmbëlsirat ose disa produkte të paketuara (biskota, snaks, pije, etj.), përdorimi i të cilave duhet kufizuar totalisht. Për të njëjtën arsye, ju mund të zëvendësoni sheqerin  me ëmbëltues pa vlera ushqyese (e aprovuar nga FDA), absolutisht nuk ka asnjë rrezik për pacientin.
Ushqime që duhen shmangur: sheqeri, mjalti, produktet ëmbëltore të pasura me karbohidrate dhe yndyra (biskota, snacks, karamele, akullore, ëmbëlsira, kroasan, çokollata, reçel), salcat  e  makaronave  të bëra me yndyra të përpunuara (lasanja, tortelini, kaneloni, etj.) pica, arra (arra pishe, gështenja, bajame, arra, kikirikë, etj.), fruta të konservuara, banane,  rrush, shegë, fik, hurmë, duhen shmangur gjithashtu, lëngjet frutave të konservuara dhe pijet me sheqer.
Ushqime e rekomanduara mund të jenë: pjatat e para, makarona dhe oriz integral të përgatitura, për shembull, me domate dhe perime, apo ton. Mos e teproni me sasinë e makaronave dhe orizit, kurrë mos i hani në një vakt së bashku këto dy ushqime apo bukën me makaronat, apo bukë dhe oriz, pica dhe makarona etj. Përdorni ëmbëlsues jokalorik, pije të lehta (light), fruta dhe perime, përveç atyre në listën e ushqimeve që nuk rekomandohen.

Thjerrëza
Përgatitja:
Mund të punojmë me dy enë. Në njërën prej tyre hedhim qepën, karotën dhe selinonë e grirë hollë dhe i lëmë të skuqen në zjarr të ngadaltë, me vajin e ullirit dhe thelbin e hudhrës. Më vonë, shtojmë specin e kuq. Nga ana tjetër, hedhim thjerrëzat në një enë me ujë e me kripë për t’u dhënë një valë. Pas saj, i shpëlajmë dhe ia shtojmë enës tjetër ku ishim duke skuqur. Shtojmë domatet e prera në kubikë dhe hedhim ujë, në mënyrë që të vazhdojë zierja. E ndjekim zierjen në rast se nevojitet më tepër ujë, dhe shtojmë pancetën ose copa salsiçesh të freskëta. Në fund, rregullojmë me kripë, piper dhe uthull. Përpara servirjes, hedhim edhe majdanozin e freskët të grirë hollë.

Përbërësit:
-nje filxhan çaji me thjerrëza
-1 qepë e vogël
-një thelbi hudhër
-një spec i kuq
-domate për gjellë
-krip, piper
-vaj ulliri 4-5 lugë
-selino
-3 karota-pancet ose salsiçe
-majdanoz dhe uthull këto na
duhen për në fund

[email protected]
Dërgoni recetat tuaja!

© Panorama.al

Te lidhura